Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë mbledhur nënshkrimet për të nisur një komision hetimor lidhur me emërimet e shërbyesve civilë në Administratën Shtetërore.
Sipas Dardan Sejdiut, deputet i VV-së, kjo gjë po bëhet për të parë nëse është përmirësuar kapaciteti profesional i institucioneve publike me emërimet në pozita të larta në shërbimin civil.
Lexoni më poshtë komentin e tij:
“Sot së bashku me deputetën Mimoza Kusari – Lila i mblodhëm nënshkrimet për formimin e komisionit hetimor në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i kësaj iniciative për të hetuar është i thjeshtë, duam të shohim se a është përmirsuar kapaciteti profesional i institucioneve publike nga emërimet për pozitat e larta në shërbimin civil, dhe se a janë zbatuar procedurat e parapara me legjislacioni në fuqi për listën e miratuar të pozitave sipas memorandumit për të cilin janë pajtuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Amabasada e Britanisë së Madhe!
Përfundimisht, duhet shpërfaqur që mangësitë e mëdha në këto emërime dhe mungesa e vullnetit për reformë në administratën publike sic edhe vlerësohet nga BE-ja mund ti kushtojë Kosovës humbjen e ndihmës direkte buxhetore në shumë prej EUR 75 milion shtetit tonë!”.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...