Një koalicion paszgjedhor është arritur mes kandidatit për kryetar të Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri dhe kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sylejman Meholli.
Në nënshkrimin e këtij koalicioni ka marr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Me datën 9 nëntor dhe le të punojmë jo për çdo ditë por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët të cilët do të bëjnë punë të mbara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, ka deklaruar Kurti.
LEXO EDHE:
LDK ka reaguar pas këtij arritjes së këtij koalicioni duke thënë se është bërë pa aprovimin e LDK.
Ndryshe sipas rezultateve zgjedhore në Vushtrri, VV mori 26.28% të votave, ndërsa LDK-ja 21.62%.
Megjithatë, më së shumti vota i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj, Ferit Idrizi, i cili mori 38.08% të votave./Arbresh.info
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...