Koalicioni LDK-AKR nuk po arrin të dakordohet për dërgimin e komisionerve në qytetin e Mitrovicës me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Burimet brenda Arbresh.info mësojnë se nga 170 komisionerë sa u takojnë këtij koalicioni, LDK i ka ofruar vetëm 30 komisioner partnerit të saj AKR-së.
Jeton Ujkani shef i shtabit të zgjedhor të AKR-së në Mitrovicë në një prononcim për arbresh.info ka thënë se kanë pasur vështirësi dhe se nuk kanë arritur të merren vesh ende.
“Koalicioni LDK-AKR duhet të ketë diku 170 komisioner, por ne kemi pasur vështërsi dhe nuk kemi mundur të merremi vesh për numra që koalicioni na ka ofruar, dhe ende nuk e dim saktë sa kanë me qenë komisionerë të AKR-së,” tha Ujkani.
I pyetur se a janë vonuar në dorëzimin e listës së komisionerëve, Ujkani ka thënë se lista nuk është përfunduar dhe se duhet të pritet të gjendet një zgjidhje./arbresh.info/
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...