Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se ka shumë punë për të kryer në Kosovë, por ai është në ballë të tyre dhe po vazhdon punën e madhe.
“Kemi bërë rrugë sfiduese, rrugë të mundimshme, por kemi dëshmuar që dimë t’i përfundojmë rrugët e vendit. Tani na është dhënë besimi dhe duhet t’i kryejmë punët e Kosovës”, ka thënë ai.
“Unë po i kryej punët e atdheut dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar të gjithë. Nuk jap vetëm urdhra, por edhe shpjegoj dhe i dëgjoj njerëzit, marrë pikëpamje”.
“Është punë voluminoze, vërtetë ka shumë punë. Një pjesë e temave të prishura, të kontaminuar, e dyfishojnë përpjekjen, por mendoj se e kemi kthyer edhe një herë substancën”.
Haradinaj ka lëvduar dhe punën e koalicionit, ka thënë se “ky koalicion i ka gjetur mënyrat t’i kryejë temat ma të ndjeshme të vendit”.
“I kemi ikur anës sipërfaqësore dhe jemi future në përmbajtje. Kjo do vëmendje të madhe dhe përqendrim të madh”.
“Marrja e përgjegjësive në këtë kohë sado e vështirë, mendoj se do të çmohet edhe në histori”.
“Besnikëria është të jesh besnik ndaj qëllimit, ne kemi qëllime reale, por jemi besnik ndaj atyre qëllimeve”.
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...
Hetemi prezanton disa prej projekteve dhe punëve të realizua...
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmën e ...
Balla: Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamadanin vija...