Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Samir Mustafa, kanë vizituar Qendrën për Punë Sociale në Rahovec.
Drejtori i QPS-së, Bilbil Oruqi gjatë takimit e ka njoftuar kryetarin për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe punën e cila është duke u bërë në vazhdimësi për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës.
Latifi u shpreh i gatshëm që në mënyrë institucionale t’iu ofroj mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që punët në këtë institucion të ecin mirë dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre të cilët ofrohen në kuadër të QPS-së, pa ndonjë vonesë të pa arsyeshme./arbresh.info/
Mot me diell, temperaturat arrijnë në 17°C
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...