Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, u takua sot në Pejë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.
Sipas një njoftimi, theks të veçantë iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19.
“Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor. Ministri Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë. Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve
Irkenc Hyka lanson këngën e re “Pikë të dobët”
Petkoviq: Kurti, kërcënimi më i madh për rajonin – nëse s’e ...
Porti i ri i Porto Romanos, Rama takim me kompani ndërkombët...