Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se mbyllja e vendit, mbyllja e shkollave dhe ekonomisë, nuk është opsion momentalisht.
Latifi në KTV ka thënë se Kosova momentalisht qëndron më mirë me pandeminë sesa vendet e tjera të rajonit. Latifi ka thënë se vendet e rajonit nuk janë përcaktuar për mbyllje.
“Nuk besoj se tash për tash opsion është të mbyllen shkollat, të mbyllet ekonomia. Shumica e vendeve rreth neve, që e kanë gjendjen më të rëndë, nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë Latifi.
Ai thotë se ka një dallim tash krahasuar me verën e kaluar, pasi një pjesë e madhe e popullësisë është e vaksinuar kundër COVID-19. Ndërsa Latifi ka bërë thirrje që të merren edhe doza e tretë apo doza përforcuese.
“Tash është gjendje tjetër në botë, jo vetëm në Kosovë. Populli është i vaksinuar tash, por duhet vaksinuar të gjithë. Edhe nëse marrim COVID-in, prapë do të jetë më i butë. Në SHBA si shembull nëse e ke Omicronin pushon 5 ditë dhe kthehesh në punë”, ka thënë Latifi.
Latifi ka refuzuar të fajësojë ardhjen e mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Por ai thotë se është normale që kur rritet fluksi i qytetarëve, ka mundësi të rritet edhe numri i rasteve.
“Nuk ka rëndësi se nga ka ardhur, me rëndësi është se e kemi COVID-in këtu. Duhet të marrim masa të mbrohemi. Të mbajmë maskë e të vaksinohemi”, tha Latifi.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...