Blerim Latifi, i cili deri para dy jave ishte këshilltari politik i Kadri Veselit, ka reaguar ndaj deklaratës të kreut të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili përmendi bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020.
Latifi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka thënë Bahtirit se ‘përveç që e gjithë bota e di se bashkimi Mitrovicës nuk varet nga ai, ka shtuar se këtë e dinë edhe lopët.’
“Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij”, ka shkruar Latifi.
Ndërkaq, Bahtiri, ka deklaruar të mërkurën se të gjitha kushtet janë plotësuar për hapjen e urës.
“Në 2020’ën do të hapet ura, pra besojmë që do të ndodhë kjo. S’ka asnjë arsye pse mos me ndodh. Të gjitha kushtet janë pjekur, normalizimi i situatës është krijuar, ura ka përfunduar në aspektin e rivitalizimit, pastaj qytetarët e kanë kuptuar se ura nuk do të jetë vijë ndarëse për të dalë jashtë shtetit, por se do të jetë urë lidhëse. Qytetarët janë të lirë të lëvizin, mund të dalin të pijnë kafe mes vete”, ka thënë Bahtiri.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër