Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka vazhduar debatin tash me gjithë deputetët e LDK’së duke thënë se kushdo që operon në interpretime politike me koncepte gjenetike e biologjike është fashist.
Reagimi i Latifit ka ardhur pasi Grupi Parlamentar i LDK’së kërkoi shkarkimin e tij pse e quajti Vjosa Osmanin fashiste. Kjo e fundit kishte thënë se PDK dhe Kadri Veseli e ka në gjene tradhtinë. Veseli, të premten, për T7, kishte thënë se Vjosa Osmani e kishte tradhtuar Isa Mustafën duke mos e votuar demarkacionin e jo PDK’ja.
Por, Blerim Latifi ka thënë se t’i thuash dikujt se e ke në gjene të keqen është thirrje për dhunë.
“Secili interpretim gjenetiko-biologjik i politikës, në thelbin e tij, është interpretim fashist”, ka thënë Latifi, të shtunën.
“Secili që operon në politikë me interpretime të tilla është fashist. T’i thuash dikujt se të keqen e ke në gjene, kjo është forma më ekstreme e intolerancës dhe e urrejtjes, e rrjedhimisht është thirrje për dhunë”, ka shtuar ai.
Isa Mustafa, Kryetar i LDK’së, s’e ka thënë asnjë fjalë në këtë përplasje të zyrtarëve të dy partive. S’ka asnjë reagim as në emër të Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova për gjuhën e përdorur ndaj Osmanit.
Sidoqoftë, Blerim Latifi thotë se është dëshpëruese kush sot po flet në emër të Ibrahim Rugovës i cili shquhej për tolerancë poltiike.
“Është dëshpëruese që njerëz me qëndrime të tilla, sot, flasin ne emër të LDK’së dhe rugovizimit, i cili nëse për asgjë tjetër, shquhet për diskurs tolerant politik”, ka shtuar Latifi.
Partia e Kadri Veselit dhe ajo e Isa Mustafës kanë histori të gjatë të bashkëpunimit dhe akuzave. Kanë qenë bashkë në Qeverinë e parë të pasluftës me Kryeministër Bajram Rexhepin, për të vazhduar pastaj me bashkëpunimin e dytë, në Qeverinë PDK-LDK me Kryeministër Hashim Thaçi, për të vazhduar pastaj koalicionin me Kryeministër Isa Mustafën. Vetëm në dy mandate të Qeverisë, këto dy parti kanë qenë të pozita të kundërta.
Megjithëkëtë, në prag të zgjedhjeve, edhe në LDK edhe në PDK rikthehen akuzat për tradhti, vrasje, krim e korrupsion.
Lideri aktual i LDK’së, Isa Mustafa, të shtunën mbrëma ka thënë për rtv21 se nuk do të bëjnë koalicion më me PDK’në dhe në të njëjtën kohë ka thënë se partia e tij s’ka vija të kuqe për asnjë parti sa i përket bashkëpunimit.
Aktualisht, LDK është partia e parë në Parlament dhe më e madhja në opozitë.
Lideri i LDK’së ka dhënë shenjat e parë se mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Nuk dihet nëse po e synon pozitën e Shefit të Qeverisë apo të Presidentit.
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit