Është larguar nga puna shoferi i cili u përfshi në një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A.
Komuna e Prishtinës njofton se sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.
Ndërsa, konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit.
“Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm”, thuhet në reagimin nga Komuna.
Ndërsa bëhet thirrje për qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...