Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit ka ndërmarrë një intervenim të menjëhershëm për largimin e katër veturave që ishin të parkuara në lagjen “Velania”, pranë një grope ndërtimore, të cilat paraqisnin rrezik potencial për rrëshqitje.
Kështu bëri të ditur kryetari i komunës, Përparim Rama në një postim në Facebook.
Ai tha se veprimi është realizuar në mënyrë të koordinuar dhe të sigurt, duke mbyllur përkohësisht rrugën e dëmtuar me shirita sigurie dhe duke vendosur sinjalizime përkatëse afër rrethojave të kantierit ndërtimor.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm, Policia e Kosovës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve (BPZ), Kompania për Intervenime Emergjente e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, pronarët e veturave si dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtimore.
Të gjitha veprimet janë realizuar me prioritet të sigurisë së qytetarëve dhe të ambientit përreth.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...