Edhe udhëheqja e regjionit të Pejës është larguar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, duke shuar aktivitetin e saj dhe mbyllur zyrën në Pejë, e cila ishte hapur në dhjetor të vitit të kaluar.
Në një njoftim për media, ish-udhëheqja e kësaj zyre bënë të ditur se: Duke parë zhvillimit e fundit pranë Aleancës Kosovare të Biznesit, unanimisht japin dorëheqje të parevokueshme.
Me poshtë ata kanë dërguar emrat dhe nënshkrimet e udhëheqësve dhe delegatëve të këtij regjioni në mesin e të cilave është Kompania ELKOS, JAFFA, ELMONT, BONITA …
Ky largim vie pas largimit publik në fund të muajt mars, të këtij viti të një pjese të udhëheqjes së AKB-së, dhe largimit të heshtur të një pjese tjetër nga kjo shoqatë.
Të dorëhequrit në konferencë për media kishin kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojnë AKB-në, pasi sipas tyre, nuk ka pasur raporte financiare as edhe për shpenzimet më të vogla.
“Ne kemi vendosur që publikisht të informojmë të gjithë të lartpërmendurit se që nga sot, ne nuk do të jemi pjesë e AKB-së. Të largohet dikush nga AKB-ja, nuk është risi dhe besojmë se edhe ju keni informatë, se nga AKB-ja që nga viti 2002, nga të gjitha bordet e kaluara, janë larguar anëtarë të ndryshëm, por kanë zgjedhur që largimin tyre ta bëjnë në heshtje”, thuhej në deklaratën e ish nënkryetarit të kësaj shoqate Burim Piraj.
Nga ana tjetër, Skënder Krasniqi, nënkryetari tjetër i dorëhequr nga AKB, duke lexuar letrën drejtuar institucioneve të shtetit, si, Presidencës, Qeverisë, Ambasadave, e.t.j, ka kërkuar nga ta që të mos e njohin më këtë institucion i cili do të duhej të kryente misionin për të cilin thirret në mbrojtjen e bizneseve vendore
“Kërkoi që të ndërpriten të gjitha komunikimet e institucioneve me AKB-në, të largohen përfaqësuesit e AKB-së nga institucionet e Kosovës, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të mos financojnë AKB-në dhe bizneset mos të bëjnë pages ë të anëtarësisë në AKB. Po ashtu, ai ka ftuar mediat që të ndërpresin pasqyrimin e aktiviteteve të AKB-së.”,
Linqet e mehershme:
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/prokuroria-e-shtetit-duhet-te-hetoi-akb-ne-68470/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...