Koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje Teuta Rrusta përmes një konference për media së bashku me Nol Nushin kanë bërë të ditur largimin e një grupi të aktivistëve nga lëvizja.
Nol Nushi ka thënë se kjo çka ndodh ishte e kundërta e asaj çka kanë mësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton arbresh.info
Ai tha se në vend të bashkimit në ide Vetëvendosja është bashkuar në emrin e një individi.
“Kjo çka ndodhi ishte e kundërta e asaj çka kemi mësuar ndër vite. Çdo person që del nga Lëvizja është humbje . E sot janë aktivistë që kanë kontribut të madh në Lëvizje. Shpërfillja e arroganca që tregoi ndaj këtyre Albini tregoi se ai nuk brengosej më për organizatën si tërësi por vetëm për veten e tij.
Ne sot largohemi nga Lëvizja me krenari. Në vend të bashkimit në ide jemi bashkuar në emrin e një individi”, ka thënë Nushi./Arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?