Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Organizatën Demokraci Plus (D+), do të bëjë lansimin e punimit “Votimi nga jashtë vendit: Shqyrtimi i politikave dhe rekomandime praktike”.
Ky punim ka për qëllim që të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së diasporës në proceset zgjedhore në Kosovë përmes shqyrtimit të praktikave të votimit jashtë vendit në shtetet e tjera, studimit të barrierave të diasporës për të votuar dhe vendosjes së politikave efektive për të lehtësuar votimin nga jashtë.
Ndër rekomandimet që do të prezantohen në këtë punim është edhe ai që diasporës t’ia mundesoj që aplikacionet fizike dhe votimi të bëhet edhe përmes dorëzimit të postës në ambasada apo konsulata të Kosovës jashtë vendit.
Krahas Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D, Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatës Demokraci Plus (D+), për këtë ceshtje është duke punuar edhe një grup i vecantë punues i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, të cilët do të jënë prezent në këtë aktivitet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...