Platforma e-Kosova njofton se në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë lansuar shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.
Në njoftim thuhet se nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat e juaja nga zyrtarët policorë, tashmë ju mund ta raportoni.
“Në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”. Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon: 1. Identifikohuni në Platformën eKosova; 2. Klikoni mbi “Shërbime”; 3. Klikoni mbi “Inspektoratet”; 4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në njoftim e e-Kosovës të shpërndarë edhe nga IPK./Arbresh.info
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar