Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga detyra si Anesteziolog & Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së.
“Unë, Prof.Asoc.Dr. Nehat Baftiu, nga data 01.09.2022 ofroj dorëheqje të parevokueshme nga detyra ime si Anesteziolog & Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së”, ka shkruar ai.
Baftiu ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale, por që në letrën e gjatë të publikuar në Facebook është shprehur i zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia kosovare. /arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...