Sot rreth orës 12:15 një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës Agron Borovci, ka konfirmuar për arbresh.info se nga të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve fillestare.
“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.
Ndryshe, lexues kanë dërguar video në adresë të Telegrafit, ndërsa shihet tym i madh në Vragoli./arbresh.info/

77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...