Një person ka humbur jetën sot si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Viktima sipas Policisë së Kosovës ishte punëtor dhe në momentin kritik ishte duke kryer disa punime, shkruan arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rasti ka ndodhur sot derisa punëtori ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën.
“Rreth orës 10:16 policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi. /arbresh.info/
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova