Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Kurti dhe Latifi folën rreth masave të reja, të cilat hyjnë në fuqi nga e shtuna,shkruan arbresh.info
Kryeministri Albin Kurti tha se efekti i masave kufizuese mund të vërehet një javë pas vënies së masave.
Kurti tha se deri tani mbi 40,000 doza të vaksinës janë dhënë.
“Kosova po arrin të kalojë valën e variantit Omicron dukshëm më lehtë se vende tjera të rajonit e botës. Aktualisht është 33 për qind më i vogël sesa piku””, u shpreh Kurti.
Kurti theksoi se sot në mbledhjen e Qeverisë janë përditësuar masat e reja, megjithatë, ka bërë thirrje të mos ketë shlirim të madh te qytetarët.
Orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00 deri në orën 05:00.
Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.
Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Do të lejohet hapja e fitneseve.
Hiqet obligimi i mbajtjes së masave në ambiente të hapura, ndërsa mbetet obligative në të mbyllura./arbresh.info/
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...