Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar për arbresh.info se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq për vizitë të hënën në Kosovë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtarja për informim në MPJD-së, Qëndresa Fazliu.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, tha Fazliu.
Ndryshe, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët siç thotë marrëveshja për vizita zyrtare.
Të hënën, më 5 shtator , gjatë një vizite njëditore në Kosovë, Bërnabiq do të vizitojë Mitrovicën e Kosovës, Zveçanin dhe Leposaviqin.
Kjo do të jetë vizita e parë e Ana Bërnabiqit në Kosovë që nga viti 2017, kur ajo u zgjodh për herë të parë kryeministre e Serbisë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...