Një person ka mbetur i lënduar pas përfshirjes së një kamioni nga zjarri sot në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.
Sipas Policisë, përvec kamiopnit, nga zjarri janë përfshirë edhe tri vetura që ishin afër kamionit në momentin e shpërthimit të zjarrit, raporton arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjejen e tij./arbresh.info/


LEXO EDHE
Digjet një kamion në Prishtinë, nuk dihet nëse ka të lënduar – Arbresh.info
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara