Burime të portalit arbresh.info, brenda spitalit të Mitrovicës kanë konfirmuar se ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe u.d kryetarë i OVL-UÇK-së, Faton Klinakun, i cili ka thënë se nuk janë në dijeni.
“Nuk kam info vetëm atë se çka po e shoh nëpër media”, tha Klinaku.
Ndërkaq Sinjali ka raportuar se Gucati është lejuar nga specialja që të vizitojë babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.
Arbresh.info i është drejtuar edhe Dhomave të Specializuara në Hagë për të marr një konfirmim por akoma nuk janë përgjigjur.
Rikujtojmë se, Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...