Shteti i Bruneit nga kontinenti i Azisë, ka hequr vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan Osmani.
Kjo marrëveshje, sipas saj, nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë./Arbresh.info/
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së