Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, në fashitin Vragoli të Fushë Kosovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se njësia policore e trafikut është marrë me rastin./arbresh.info/
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...