230 persona janë shëruar gjatë ditës së sotme nga Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Njoftimi i plotë i MSH-së:
230 TË SHËRUAR DHE 141 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej440mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.
Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 44raste,komuna Gjilan 17 raste,komuna Pejë 14 raste,komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste,komuna Gjakovë 6 raste,komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste,komuna Vushtrri 3 raste,komuna Lipjan 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan