Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Bullgarinë.
Kosova në muajin qershor i zhvillon dy ndeshje – që të dyja të vlefshme për kualifikime në kampionatin Evropian, shkruan Insporti
Më 7 dhe 10 qershor, Kosova do të ndeshet me Malin e Zi, respektivisht Bullgarinë, në ndeshje kualifikuese të ‘Euro 2020’.
Të dyja këto takime, Kosova do t’i luajë si mysafir, së pari për t’u ndeshur me Malin e Zi në Podgoricë, e tri ditë më pas do të shkojë në Sofje për t’u takuar me Bullgarinë.
Me kombëtaren bullgare Kosova u takua në muajin mars, ku takimi i parë i grupit A mes dy kombëtareve përfundoi me barazim 1:1 në ‘Fadil Vokrri’.
Lajmi i mirë për Kosovën është mungesa e madhe që është konfirmuar për skuadrën bullgare.
Gazetari Teodor Borisov ka konfirmuar se braziliani i natyralizuar, Marcelinho, nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet me Kosovën e Çekinë, për shkak të lëndimit. /Insporti.com/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...