Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe i Telekomunikacionit në Qeverinë serbe, Rasim Lajiq, ka deklaruar sot se pozicioni i Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës është i dobët, porse pa Serbinë ky problem nuk mund të zgjidhet.
Ai ka theksuar se të gjithë e dinë se pozitat negociuese të Serbisë nuk janë të shkëlqyeshme, se Serbia nuk e ka pushtetin faktik në Kosovë, nuk e ka përkrahjen ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe numër i madh vendesh e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Më së lehti është të rrish në Beograd e të shesësh mend çfarë do të ishte më së miri. Është e vërtetë se pozicionet tona janë të dobëta, porse, po të bëhej pa Serbinë, kaherë do të ishte zgjidhur”, citon tv prva të ketë thënë Lajiq.
Ai ka shtuar se Serbia insiston në zgjidhje kompromisi dhe se pa kompromis çdo zgjidhje do të ishte e imponuar,e njëanshme dhe lë pas vetes problemin fshehur.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër