I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth takimit mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq sot në Bruksel.
Edhe në takimin e sotëm temë diskumi ka qenë rregullorja e re e BQK-së, përcjell Arbresh.info.
Përmes një shkrimi në platformën X, Lajçak ka thënë se është arritur që të përafrohen disa dallime të propozuara nga palët.
“Mirëprita një tjetër takim me dy kryenegociatorët për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së. Ia arritëm t’i përafrojmë disa dallime nga propozimet e palëve. Kam plan që së shpejti ta vazhdojmë diskutimet tona bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...