Misioni i parë për këtë vit, emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun, e dërgoi në Amerikë.
Përmes një postimi në platformën X, Lajçak bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe ShBA-së gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar Lajçaku./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...