Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të vizitave dhe takimeve që zhvilloi gjatë javës që lëmë pas.
Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka uruar po ashtu presidentin e sapo zgjedhur amerikan Donlad Trump, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera i dërguar i BE-së bëri të ditur se javën do ta nis me diskutime të rëndësishme në Gjenevë për Ballkanin Perëndimor.
Përveç kësaj, Lajçak theksoi se do të fokusohet në ndjekjen që u ra dakord gjatë takimin të fundit mes dy kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë.
“Kthehem në fushën time kryesore të punës, do të filloj javën time në Gjenevë me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të Kryenegociatorëve”, shkroi Lajçak./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK