Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, për herë të parë ka folur për akuzat e kryeministrit Albin Kurti se po anon nga Serbia në dialogun e Brukselit.
Përveç njëanshmërisë, Lajçak u pyet nëse akuzat e Kurti janë problem për të ardhmen e dialogut.
“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pasë qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim”, tha Laçak në forumin 2BS, që po mbahet në Budva.
Kurti akuzoi ndërmjetësin europian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë se është “pozicionuar” kundër Kosovës.
Pas dështimit të rundit të fundit të dialogut në Bruksel, Kurti në një konferencë për media në Prishtinë tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport
Moti sot i vranët dhe me riga shiu