Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se bisedat e tij me tre politikanët kosovarë kanë qenë rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.
“Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe sitautës në Kosovë”, ka potencuar Lajçak.
Ai ka thënë se mezi pret të punojë bashkë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1250783526703808514?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1250783526703808514&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-telefonon-vjosa-osmanin-hazirin-e-limajn-flasin-per-rinisjen-e-dialogut-kosove-serbi%2F
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...