I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim të në platformën X, Lajçak njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.
“Theksova se Marrëveshja e Ohrit 2023 hapi rrugën përpara për normalizimin. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Europian”, ka shkruar Lajçak./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër