Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë të enjten Beogradin.
Media serbe Tanjug ka raportuar se vizita e tij do të jetë dy ditore.
Ndërkohë, Lajçak të dielën i ka kundërshtuar ata që po shprehen se tash nuk është koha e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai në një intervistë për “Wienerzeitung”.
Ai ka komentuar procesin aktual të dialogut mes dy vendeve duke thënë se janë duke u diskutuar çështje të ndjeshme, për pronat dhe pretendimet financiare. Ka thënë se palët janë pajtuar që të flasin edhe për të pagjeturit dhe të zhvendosurit si dhe për bashkëpunimin ekonomik.
Çështja e Asociacionit është temë që po kërkohet me ngulm të diskutohet nga pala serbe. Ndërsa për Kosovën po konsiderohet “temë e mbyllur”.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...