Pas takimeve që pati gjatë ditës së djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar.
Lajçak përmes një shkrimi në “Twitter”, ka thënë se në parim edhe Kosova e ka pranuar tashmë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.
Ai ka paralajmëruar se diskutimet do të vazhdojnë në një takim të nivelit të lartë.
“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin. Edhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.
I travelled to Pristina to meet PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik and to Belgrade to do the same with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. I’m glad that Kosovo now also accepted the ?? Proposal in principle. We will continue our discussions at a High-level Meeting. pic.twitter.com/KqSDEvdxhn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023
Përndryshe, Kurti dje pas takimit që pati me Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...