Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar diskutime strategjike me partnerët amerikanë, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.
Ai, në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se me këtë rast do të përcaktohen hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Arbresh.info.
I dërguaari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, shkruan se priste rezultat më të mirë nga takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u mbajt më 14 shtator në Bruksel.Lajçak i është drejtuar ambasadorëve dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë. U takova gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës, Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak./Arbresh.info/
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...