Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se janë takuar ekspertët e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për targat.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, transmeton arbresh.info
Ai ka inkurajuar të dy palët që të gjejnë një zgjidhje të përhershme në të mirë të qytetarëve.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/
Today, the expert delegations of Kosovo and Serbia met for the second meeting of the Working Group on License Plates in Brussels. Delegations engaged constructively and continued their exchange of views. I encourage them to find a permanent solution for the sake of their citizens
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 18, 2021
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...