I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve në veri me “shkelje në mina”.
Lajçak ka thënë se marrëveshja e Ohrit mes dyja shteteve ka qenë një arritje e jashtëkonshme në rrugën e normalizimit.
“E dimë saktësisht se cka duhet bërë. Por që ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge e në të cilat s’duhet shkelur”, është shprehur Lajçak gjatë një interviste për Kurier.
Tutje ai tha se zgjedhjet e mbajtura në prill në veri janë njëra prej minave në të cilat ramë.
“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por, ka shumë “mina” në këtë rrugë që nuk duhet të ecim mbi to. Zgjedhjet vendore në prill ishin njëra prej tyre dhe, për fat të keq, ne ecëm mbi to”, ka deklaruar Lajçak./Arbresh.info/
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...