Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe se e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së.
Lajçak këto deklarime i ka bërë nga një Forum në Dubrovnik të Kroacisë ku po merr pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Emisari ka thënë se duhet përfunduar punët e pakryera kur bëhet fjalë për integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Në #DubrovnikForum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në Twitter Lajçak./arbresh.info/
At #DubrovnikForum2022, I stressed the war in Ukraine changed everything. It made enlargement political again. For too long, we were complacent. This cannot continue any longer. We need to finish our unfinished business when it comes to ?? integration of the Western Balkans. pic.twitter.com/owYFnLTezu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 9, 2022
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...