Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Lajçak në një postim në “Twitter” e ka vlerësuar takimin me Von Cramon si të rëndësishëm për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe siç ka thënë ai për t’u informuar nga dora e parë për punën e Parlamentit Evropian rreth rajonit.
“Më vjen mirë që sot u takuam me Viola von Cramon, në një nga shkëmbimet tona të rregullta! Diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkan dhe gjendjen e tanishme në dialogun e lehtësuar nga EU. Gjithmonë është mirë për të marrë informata nga dora e parë për punën e PE dhe angazhimin e saj në rajon”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/
Good to meet with @ViolavonCramon today for one of our regular exchanges! We discussed the latest developments in the Balkans and the state-of-play in the ??-facilitated Dialogue. Always good to get a first-hand update on the work of the EP and its engagement with the region. pic.twitter.com/0KpeyVdN0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 28, 2022
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...