I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Jim O’Brien dhe Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Lajçak në ‘X’ ka shkruar se me diplomatët amerikanë ka diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me O’Brien nga DASH dhe Kasanof nga DASH. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel”, ka shkruar emisari./Arbresh.info/
Always useful to have a strategic discussion about the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and regional dynamics with ?? @StateEUR O’Brien and ??DAS Kasanof. Looking forward to continuing our conversation next week in Brussels! pic.twitter.com/seXA06jSMT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2024
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit