I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin është deklaruar për medie.
Ai ka treguar se çka është biseduar aty.
“Ne kemi folur për planin, programin me metodologjinë që dialogu të përfundoj me sukses. Roli i Kuvendit është i rëndësishëm gjithashtu në këtë proces”, ka thënë Lajçak.

E para e Kuvendit të Kosovës ka thënë se gjatë takimit ka kujtuar se Kuvendi ka miratuar disa rezoluta, mes tjerash për mos negocion të territorit dhe sovranitetit të Kosovës.
“Si Kuvend i Republikës së Kosovës ne kemi miratuar edhe disa rezolutash ët cilat presin të respektohen nga Qeveria e Kosovës, e që deklarojnë qartë se nuk ka negocim të territorin e Kosovës, për sovranitetin dhe të rendit tonë të brendshëm kushtetues”, ka shtuar Osmani.
Para këtij takimi i dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin./arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Serbia të barabarta në dialog, të mos negociohet për territor dhe sovranitet
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”