Lajçak arrin në Kosovë, të parin e takon Albin Kurtin

18:05 | 1 Mars 2021
A Z

Emisari Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tashmë ka arritur në Kosovë.

Ai e ka takuar të parin kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili edhe i ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkohë, Lajçak do të zhvillojë vizitë tri-ditore në Kosovë, më pas do ta vizitojë edhe Serbinë.