Sërish dëmtim i gypit të ujit nga palë të treta.
Kësaj radhe dëmtohet gypi i ujit nga kontraktor të KEDS -it në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, gyp me diametër fi 200 mm.
Sipas njoftimit të “KRU Prishtina”, kjo lagje ka mbetur pa ujë nga ora 10:00, ndërsa pritet që furnizimi të rikthehet në ora 18:00.
“Ne nuk kemi qenë të informuar nga dëmtuesit, por nga një qytetar i kësaj rruge. Ekipet teknike janë në vendngjarje nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe po merren me sanimin. Natyra e dëmtimit është tejet e ndërlikuar dhe kërkon kohë për sanim. Me përkushtim të jashtëzakonshëm po besojmë që uji do të ju vie konsumatorëve të Aktashit dhe linjës së rrugës ‘Agim Ramadani’ deri në orën 18:00. Faleminderit për mirëkuptim!”, ka thënë zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...