Policia e Kosovës, ku janë angazhuar edhe pjesëtarë të Njësitet Speciale, kanë realizuar një operacion arrestimesh në Prishtinë.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë filmuar duke kryer operacionin e arrestimeve në lagjen Kalabria, në kompleksin “Te banesat e arabëve” dhe “Lesna”.
Lajmin për operacionin e arrestimeve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë për Telegrafin se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.
“Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka thënë se pas përfundimit të operacionit, policia do të jep detaje të tjera
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë