Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit kundër kontrabandimit me mallra, tensionoi situatën atje.
Tensionimi i situatës në Mitrovicën Veriore përfundoi me 10 policë të lënduar dhe tetë persona të dyshuar në pranga, shkruan arbresh.info.
Të dhënë më shumë detaje rreth gjithçka që ndodhi në veri të vendit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të
Policisë së Kosovës dolën në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ministri Zveçla dha detaje rreth operacioneve kundër kontrabandës me mallra të realizuar në disa qytete të Kosovës, si dhe bëri të ditur se pronari i barnatores është shqiptar, dhe quhet Besim Zeqiri dhe se ky aksion nuk ka të bëjë aspak me komunitetin serb që jeton në Kosovë por kundër kontrabandës, shkruan arbresh.info.

“Pronari i barnatores, Besim Zeqiri… nuk behet fjale për ndonjë aktiviteti drejtuar komunitetit serb ne Kosove”, ka thënë Sfeçla.
Sveçla ka thënë se nisur nga kjo qeveria është thellësisht të përkushtuar për shtet stabil dhe funksional.
“Vërtetë Kosova sfidohet nga krimi i organizuar, trafikimi e krimi ekonomik, por ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë rend dhe ligj”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve