Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, bëri të ditur qëndrimin e LDK-së që do ta bëj të ditur në takim me Osmanin.
“LDK-ja do të kërkojë që të mbahen Zgjedhjet Lokale 2021. Mungesa e legjitimitetit rrezikon demokracinë. Mund të anulohet fushata, mund të vendosen kritere të ashpra, por jo të anulohen zgjedhjet”, deklaroi Gashi para medieve, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po mbanë takim me kryesinë e kësaj partie.
Gjatë ditës, konsultimet brenda partisë pati edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, para takimit me Presidenten. Edhe AAK-ja është shprehur kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve, të caktuara më 17 tetor./arbresh.info/
AAK-ja konsultohet me strukturat para takimit me presidenten Osmani
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK