Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se kjo parti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për shtyrjen e Zgjedhjeve Lokale 2021.
“PDK-ja nuk ka patur kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Jemi të gatshëm të diskutojmë për masat dhe shkurtimin e fushatës zgjedhore”, deklaroi Tahiri para medieve, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, qëndrimin e qartë të kësaj partie do ta bëj të ditur lideri i tyre, Memli Krasniqi.
“PDK-ja do të jetë pjesë e takimit dhe do të shohim në rast se do të kemi një kërkesë të tillë. Për neve është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen në afatin e caktuar kohor”, thotë Tahiri.
Edhe dy partitë tjera opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur qëndrimin se janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit.
Takimi partive politike me presidenten, Vjosa Osmani do të mbahet pasditen e sotme./arbresh.info/
Ky është qëndrimi që do të mbajë LDK-ja në takim me presidenten Osmani
AAK-ja konsultohet me strukturat para takimit me presidenten Osmani
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...