Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e programit të plotë të manifestimit për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Sipas plan- programit të publikuar, në ora 8:00 të mëngjesit të 17 Shkurtit, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria do të mbajë mbledhjen festive, për të vazhduar në 8:20 me ngritjen e flamurit.
Po ashtu, do të bëhen nderime të Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.
“Në ora 9:00, do të bëhen Homazhe te varri i ish- Presidentit Ibrahim Rugova, homazhe të varri i veprimtarit, Adem Demaçi. Po ashtu do bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Prishtinë”, bëhet e ditur në programin e publikuar nga qeveria./Arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër