Një polic ka vdekur sot në vendin e tij të punës derisa po shërbente në pikën kufitare në Jarinjë.
Mësohet se polici i ndjerë është Rexhep Sejdiu.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Arbresh.info tha se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielë, shkruan Arbresh.info.
“Është gjetur i vdekur pas orës 07:00 të mëngjesit. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.
Sipas tij, dyshimet e para janë për vdekje natyrale./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...